Ballina Lajme Zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë me kohë

Zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë me kohë

0
SHPERNDAJ

Nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.

Kështu, këta zyrtarë publikë kanë bërë shkelje ligjore, ndaj të cilëve kjo Agjenci mund të iniciojë kallëzim penal në Prokurori.

Në mesin e zyrtarëve të lartë që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, është deputeti i PDK-së, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke filluar nga Shërbimi Korrektues, komunat, Presidenca e institucione të tjera.

AKK-ja ka publikuar në uebfaqe listën e këtyre zyrtarëve që s’kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim. Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.

Loading...