Ballina Lajme Vuçiq: Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën...

Vuçiq: Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer

0
SHPERNDAJ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.

Megjithatë, tha Vuçiq, ai është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer

Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.

“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të enjten, ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.

Loading...