Ballina Lajme Vuçiq qet kushte për vazhdimin e dialogut

Vuçiq qet kushte për vazhdimin e dialogut

0
SHPERNDAJ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në Sofje në bisedë me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën janë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të tregohet qartë se pala tjetër pranon kompromisin.

“Po, vijmë në dialog, mund ta caktoni kur të doni, por së pari duhet të përfundojë procesi i filluar dhe të formohet AKS-ja e kushti i dytë është që pala tjetër të jetë e gatshme për bisedime kompromisi”, citon tanjug fjalët e Vuçiqit.

“Të shkojmë në biseda dhe të na mbajnë fjalim për territorin, e ata vetëm territori u intereson, për këtë tashmë e kemi treguar qartë”, ka thënë kreu serb.

I pyetur nëse ka folur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai ka thënë se me të ka këmbyer disa fjali kurtuazie.

Loading...