Ballina Lajme Veseli: Brovina bëri gabim të rëndë, është dashur të konsultohej

Veseli: Brovina bëri gabim të rëndë, është dashur të konsultohej

0
SHPERNDAJ

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur se iniciativa e tij për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Gjenocid serb në Kosovë, i cili tha se kjo iniciativë do të vazhdojë.

Veseli ka folur edhe për rastin e fotografisë së rreme e publikuar të enjten nga deputetja e partisë së tij, Flora Brovina. Kryetari i PDK-së tha se publikimi i fotografisë ishte gabim pasi Brovina duhet të konsultohej me të, raporton lajmi.net.

“Flora ka bërë një gabim të madh, e ka bërë pa dashje. E njohë Florën, veprimtarinë e saj, humanizimin e saj. Ajo është dashur të konsultohet me herët për ketë veprim”, ka thënë i pari i Kuvendit.

Tutje, Veseli ka thënë se krijimi i Tribunalit do t’i tejkalojë të gjitha pengesat dhe “kriminelët nuk do të jenë të qetë”.

Më pas Veseli kujtoi se të hënën do të vazhdojë seanca ku ka mbetur në gjysmë për Tribunalin.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli në Konferencën për media:

Të nderuar qytetarë,

Që nga mbrëmë, kam pasur shume thirrje, mesazhe dhe sot kamtakuar edhe disa përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës te cilet kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalet iniciativa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjithë jemi dëshmitarë se që nga momenti që kam filluar këtë iniciativë për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë kriminelët serbë për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptikë. Ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtarë.

20 vjet te kaluara mbase mund të vejnë në dyshim se a mund të arrihet të dokumentohet e vërteta e krimit serb mbi popullatën tonë.

Gjurmët e gjenocidit janë gjithandej në Kosovë.

Unë jam këtu për të thënë qartë se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një foto, as te një person, por te një politikë shteterore serbe – e cila ka kryerkrime ne menyre te planifikuar, sistematikedhe me hierarki te qartë politike, ushtarakedhe policore serbe.

Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëragrave të dhunuara, debimin e dhunshem te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe perjeton shoqëria jonë.

Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal.

Qytetarë të nderuar:

Jam këtu për të pyetur se a do të jetë më i fortë dyshimi, ndrydhja, frika, dështimi, apo do te jete më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë?

Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them kete, sepse e njoh Floren, veprimtarine e saj, humanizmin e saj, ashtu sic e njeh gjithe Kosova.

Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atëveprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë.

Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim.

Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale.

Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara.

Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin per Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo iniciativë nuk do të ndalet.

As që mund ta ndalë askush.

Nuk ka forcë që mund ta ndalëte verteten dhe drejtësinë për popullin tonë.

Nga dita e parë e kesaj iniciative ka pasur goditje, etiketime dhe jam i bindur se do të ketë edhe më tutje.

Por, një një duhet te dihet: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është i pashmangshem dhe do të ndodhë, sepse ka fakte, ka dëshmi, ka dëshmitarë të bollshëm.

Serbia do te pergjgjet per gjenocidin e kryer mbi shqiptaret ne Kosove dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat derisa të dënohen për krimet e bëra në Kosovë.

Të hënën, Kuvendi do të vazhdoje seancën aty ku ka mbetur mbrëmë dhe të gjitha pikat e propozuara do të votohen me mbështetje te gjere.

Do të votohet Komisioni Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, si dhe iniciativa per ngritjen e tribunalit nderkombetar per gjenocidin serb në Kosovë.

Do të votohet Muzeu i Gjenocidit, i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës.

Si dhe do të votohet Muzeu i Dëbimit të dhunshëm të qytetarëve të Prishtinës, te Stacioni i trenit në kryeqytet.

E po ashtu, do ta shpallim edhe Diten e Gjenocidit serb ne Kosovë.

E kemi fituar lirinë sepse e kemi merituar.

E kemi bërë shtetin e pavarur dhe sovran.

Dhe do ta fitojmë edhe drejtësinë.

Loading...