Ballina Lajme Unikkatil po rikthehet me projekt të ri, bashkëpunon me këtë reper

Unikkatil po rikthehet me projekt të ri, bashkëpunon me këtë reper

0
SHPERNDAJ

Fansat e Unikkatilit së shpejti do të kenë mundësinë ta dëgjojnë këngën e tij të re.

Unikkatil vazhdon të jetë në mesin e reperëve më të mirë shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Ai nuk është shumë aktiv me këngë të reja, krahas emrave të njohur të estradës, por projektet që sjell menjëherë shndërrohen në hite.

Anëtari i labelit “TBA” të cilit i përket Unikkatil, Don Phenom, në një intervistë për “Prive” ka folur rreth projektit që kishte me reperin.

Don Phenom po ashtu zbuloi se së shpejti vjen në duet me Unikkatilin.

“Ne e kemi edhe një këngë me Viktorin, që e kemi bërë unë,  Miloti dhe Viktori që ka dalë vjet. Ajo këngë është 5 milionë shikime pa videoklip në YouTube,  shikime reale jo si këta të tjerët që i bëjnë nga 8 milionë shikime në ditë edhe s’dalin kërkund në statistikë. Por, ne do të bëjmë edhe një këngë tjetër që do të dalë kësmet shumë shpejt, me Unikkatilin”, ka thënë reperi.

Loading...