Ballina Lajme Thaçi veçohet edhe nga protokolli amerikan, sërish përkrah liderëve më të fuqishëm...

Thaçi veçohet edhe nga protokolli amerikan, sërish përkrah liderëve më të fuqishëm botërorë

0
SHPERNDAJ

Ishte bërë shumë zhurmë kundër protokollit francez, kur në pritjen për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, presidentin Thaçi e kishin vendosur përkrah liderëve më të fuqishëm botërorë.

Këtë çështje e kishin tematizuar edhe vetë mediat botërore, pas reagimeve me hatërmbetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan lajmi.net.

Por, të njëjtën gjë e bëri dje edhe protokolli amerikan.

Madje, për protokollin amerikan, presidenti Thaçi ishte më me prioritet edhe se vetë princi Charles i Britanisë së Madhe.

Protokolli amerikan Thaçin e kishte vendosur përkrah kancelares Merkel dhe për ulësen e tij, siç shihej në disa fotografi të publikuara dje, ishte përkujdesur vetë ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Në ceremoninë mortore për ish-presidentin amerikan George H.W. Bush morën pjesë mbi 100 liderë botërorë.

Loading...