Ballina Lajme Thaçi në Bruksel: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të përafrojmë qëndrimet...

Thaçi në Bruksel: Do të bëjmë përpjekje maksimale që të përafrojmë qëndrimet e marrëveshjes

0
SHPERNDAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit në Bruksel, ka thënë se ky takim është një mundësi e radhës për të përafruar qëndrimet për arritjen e marrëveshjes.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pak para takimit që do të mbahet sot në Bruksel, ka thënë se takimi i sotëm do të jetë një mundësi e madhe për përafrimin e qëndrimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, marrëveshja ligjërisht obliguese për të dyja shtetet do të nënkuptonte njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia si dhe kjo marrëveshje do t’i hap rrugë Kosovës në anëtarësimin në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë të presidentit Hashim Thaçi:

Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese për njëra-tjetrën në rrafshin ndërkombëtar, një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nënkupton njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

E di se nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi ka vështirësi, ka pengesa, ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur përpara drejt perspektivës evropiane të dy vendet dhe popujt tanë.

Prandaj do të bëjmë përpjekje maksimale që të përafrojmë qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e organizuar dhe udhëhequr nga zonja Mogherini, Bashkimi Evropian me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe synimi i Kosovës është që të ndërtoj fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e në kuadër të kësaj edhe me Serbinë në mënyrë që të lëvizim drejt Bashkimin Evropian, NATO-s dhe të hapim perspektivën globale për shtetin e Kosovës.

Loading...