Ballina Intervista Thaçi akuzon Komisionin Evropian për qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Thaçi akuzon Komisionin Evropian për qasje diskriminuese ndaj Kosovës

0
SHPERNDAJ

Presidenti i Kosovës Hshim Thaçi, në një intervistë për Deutsche Welle i kërkon Shqipërisë që t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, pasi këtë nuk po ua mundëson BE-ja.

DW: President Thaçi, javë më parë ju ishit për vizitë në SHBA dhe para saj në Vatikan ku takuat Papa Françeskun. Cila është e veçanta e këtyre vizitave?

Thaçi: E veçanta e vizitës në Vatikan  dhe takimi me Papën, është mbështetja e vazhdueshme që Vatikani po i jep Kosovës dhe domosdoshmëria e njohjes së Kosovës e shtruar nga ana e jonë. Unë mora konfirmimin nga Papa Franqesku se ata janë duke e përcjellur situatën nga afër, se do të marrin vendimin  e drejtë në të ardhmën jo të largët duke e njohur realitetin në Kosovë dhe se tash Kosova do ta ketë përfaqësuesin e vet në Vatikan, kjo është një risi dhe një raport direkt me Vatikanin që do të përshpejtojë vendimin e Vatikanit për njohjen e Republikës së Kosovës. Unë e ftova Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën dhe ai e konfirmoi se kjo do të ndodhë në kohë të përshtatshme. Ndërsa nga vizita në SHBA-së në vazhdojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me një partneritet i një miqësie të përjetshme e SHBA-së  dhe Kosovës. Atë që mund ta konfirmojë është që Washingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën fuqishëm, do të vazhdojë të besojë fuqishëm në storien e suksesit të Kosovës dhe të afirmojë këtë storie suksesi  në të gjithë arenën ndërkombëtare. Edhe në takimin që kisha me zëvëndëspresidentin e SHBA-së Pence, ia konfirmova që edhe Kosova do t’i kryej të gjitha obligimet e veta karshi konsolidimit të brendshëm edhe atij ndërkombëtar duke konsoliduar reformat në ekonomi, politikë dhe legjislacion. Gjithashtu kam shtruar nevojën që SHBA-së të jenë të involvuara në dialogun Kosovë-Serbi, gjë që zëvëndëspresidenti Pence, e konfirmoi gatishmërinë e SHBA-së, por në të njejën kohë edhe nevojën e themelimit të forcave të armatosura të Kosovës gjë që Pence e theksoi qartë se Kosova ka të drejtë të themelojë forcat e armatosura, por që në do të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona në një proces koordinues me partnerët tanë SHBA-së dhe NATO-n, donë një proces gjithpërfshirës që do të jetë një ushtri e re moderne, shumëetnike me pjesmarrjen e të gjitha komuniteteve.

DW: Mund të ketë  shpejt një ligj për ushtrinë në parlamentin e Kosovës nëse nuk ka një koordinim dhe dakordim me palët për ndryshimin e kushtetutës që kërkohet për formimin e ushtrisë?

Thaçi: Ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të kemi një përmbledhje të sukseshme dhe të kordinuar të të gjitha këtyre përkushtimeve. Tash jemi të fokusuar për plotësimin e kritereve për ndryshimet kushtetuese, jemi duke diskutuar edhe me deputetët e komunitetit serb në mënyrë që atë që po e kërkon bashkëësia ndërkombëatre ta realizojmë. Unë nuk besojë që do të tolerohët gjatë vetoja që dikush pretendon ta vë mbi këtë të drejtë të kosovarëve dhe Kosova do ta ketë ushtrinë brenda vitit.

DW: President Thaçi, dy ditë më parë ju ishit shumë kritik me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me qëndrimin strikt të saj që mos t’ia mundësojë Kosovës lëvizjen e lirë pa përmbushur kriterin e demarkacionit me Malin e Zi. Vazhdoni ta mbani këtë qëndrim dhe të jeni kritik ndaj BE-së?

Thaçi: Unë nuk isha kritik, unë e thashë atë që është e vërtetë dhe kjo e vërtetë ndoshta dikujt edhe mund t’i dhembë, natyrisht se pastaj ka interpretime të ndyshme herë keqkuptime  e herë keqinformuese. Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabart sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret. Megjithatë prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi  plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa impelmentimin e këtij kriteri nuk ndodhë liberalizimi i vizave nga BE-ja. Ky kritër i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja që unë mendojë që më tëpër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën. Prandaj mendojë se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën. Këtij Komisioni Evropian i kanë mbetur edhe 17 muaj mandat dhe  shoh se nuk kanë qëllim dhe vizion për Kosovën dhe ky  ka qenë mesazhi im për qytetarët e Kosovës për institucionet e Kosovës, prandaj duke u ndodhur në këtë situatë ne duhet të lëvizim sa më shpejtë për ratifikimn e marrëveshjes së demarkacionit në kuvendin e Kosovës, por edhe në momentin që ne e ratifikojmë marrëveshjen për demarkacion, përsëri do të kemi sfida me këtë përbërje të Komisionit Evropian me Kosovën sepse nuk e ka fokusin për Kosovën.

DW: Nëse këtë që e thoni që BE-ja nuk ka qasje të merituar për Kosovën, atëherë si mendoni të hyni në fazën e fundit të dialogut me Serbinë ku ndërmjetësues do të jetë pikërisht Bashkimi Evropian?

Thaçi: BE-ja jo që nuk ka qasje të merituar në raport me Kosovën, por ka qasje diskriminuese në raport me Kosovën, në raport me politikën e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës, prandaj ne kemi kërkuar që kjo qasje të ndryshojë në mënyrë drastike.

DW: Prapë po insistoj, mendoni se me këtë qasje të BE-së si thoni ju ndaj Kosovës, duhet të hyhet në fazën e fundit të dialogut me Serbinë ku ndërmjetësues do të jetë pikërisht BE-ja?

Thaçi: Dialogu nuk ndërlidhet në raport me liberalizimin e vizave, por natyrisht që është një qëllim një mision për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të Kosovës me të gjithë fqinjët dhe dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë  me një përbërje konsensuale dhe gjithpërfshirëse të Kosovës, sepse është interes që të kemi raporte normale edhe me shtetin e Serbisë, të kemi pajtim dhe t’i hapim rrugë perspektivës euroatlantike edhe më konkrete, por edhe Kosova nuk do të jetë ajo që do të plotësojë dëshirat e BE-së  në dialog, që Serbia të lëvizë drejt BE-së dhe Kosova të mbetet në pozicionin zero.

DW: Në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, do të ketë Kosova vija të kuqe, nëse bazohemi në deklarimet tuaja të mëhershme ku si jemi shprehur disa herë, Serbia nuk po përmbush marrëveshjet e arritura me Kosovën?

Thaçi: Unë nuk jam ithtar i vendosjes së vijave të kuqe në procese të rëndësishme ku janë të përfshira edhe BE dhe SHBA. Dialogu nuk ka alternativë, ndërsa forma dhe mundësitë janë çështje tjetër. Ajo që është shumë me rëndësi janë respektimi i kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj dhe marraveshjeve që janë në përputhshmëri me kornizën kushtetuese.

DW: President, do të ketë kësaj radhe përfshirje të drejtpërdrejt  të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi?

Thaçi: Në takimin që kisha me zëvëndëspresidentin e SHBA-së Pence unë kam kërkuar përfshirjen e tij dhe të kabinetit të tij drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. Ajo që mund të them është që zëvëndëspresidenti Pence konfirmoi përfshirjen e SHBA-së në një dinamikë të re dhe aktive të drejjtpërdrejt.

DW: President Thaçi më herët keni  hedhur idenë e krijimit të një grupi uniteti kosovar për fazën e fundit të dialogut me Serbinë. Megjithatë, dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe Vetëvendosja e kundërshtojnë këtë duke thënë se Kosova ka institucionet e saja dhe nuk ka nevojë për grup uniteti. Pse mendoni se Kosova duhet të ketë serish grup  uniteti për dialog me Serbinë?

Thaçi: Ne do të vazhdojmë të punojmë për arritjen e një koncensusi sa më të gjerë politik ku do të përfshiheshin pos politikës edhe shoqëria civile, edhe mediet edhe personalitete me ndikim në shoqëri. Jemi në rrugë të mirë, tash është një proces elektoral, unë i kuptoj deklarimet e partive politike, por dua të besojë në përgjegjësinë e lidershipit kosovar që interesin e shtetit do ta vënë para atij partiak.

DW: Ju besoni, por a jeni dakorduar me kryeministrin Haradinaj që ju ta udhëheqni dialogun me Serbinë?

Thaçi: Ne kemi një koordinim shumë të mirë edhe me kryeministrin Haradinaj, edhe me kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, kështu që angazhohemi që të përfshihen liderët e partive politike në mënyrë që të jemi bashkarisht në këtë proces të rëndësishëm dhe kjo edhe do të ndodhë.

DW: Mund të vendosë Kosova afate kohore të përfundimit të dialogut, për Serbinë, dhe procesin e integrimeve, për faktin që sipas opozitës kosovare, me dialogun po fiton vetëm Serbia dhe Kosova nuk po arrinë asgjë, si e potencuat tërthorazi edhe ju më herët?

Thaçi: As Kosova e as Serbia nuk mund t’i vënë limite kohore njëra tjetrës, këtë proces e udhëheq Bashkimi Evropian dhe do të jetë pjesëmarrëse e drejtpëdrejta edhe SHBA-ja, prandaj ne do të jemi në një kornizë të angazhimeve si dy shtete në një proces të udhëhequr nga partnerët tanë.

DW: Besoni në pajtimin e madh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Thaçi: Unë besoj në dialog, besoj në komunikim në fqinjësi, besoj në vlerat euroatlantike, prandaj kjo është rruga që duhet ta ndjekim dhe pyetja shtrohet çka nëse nuk ka dialog, ka vetëm probleme, armiqësi, konflikte nga të cilat nuk përfiton askush. Nga dialogu do të jemi përfitues të gjithë dhe nga marrëveshja finale do të jetë  fituese edhe Kosova  edhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, sepse nuk mund të jetë fituese vetëm njëra palë.

DW: President dua të kthehem edhe njëherë te demarkacioni me Malin e Zi. Kryeministri malazez ishte shumë i prerë në qëndrimin e tij se Mali i Zi nuk do të negociojë më me Kosovën as edhe për një centimetër çështjen e kufirit me Kosovën. Ju keni qenë vet nënshkrues i një marrëveshje të demarkacionit me Malin e Zi. Bazuar në këtë qëndrim të ngurt të Malit të Zi nga njëra anë dhe qëndrimit kundërshtues të kësaj marrëveshje nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ku e shihni rrugëdaljen?

Thaçi: Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje, të saktë të drejtë dhe të qëndrueshme profesionale dhe të përgjegjshme shtetërore. Tash problemi nuk është ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por problemi është te votimi në kuvendin e Kosovës, prandaj duhet të fokusohemi të gjithë që t’i sigurojmë dy të tretat e votave në kuvend për të votuar marrëveshjen. Kjo marrëveshje është e përmbyllur në mënyrë të përgjegjshme institucionale prej komisionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, pastaj  prej dy komisioneve tjera ndërkombëtare, gjithashtu e kemi edhe vlerësimin e NATO e kemi edhe vlerësimin e departamentit amerikan të shtetit, kështu që prej të gjithë faktorëve institucional politik ndërkombëtar e ka marr bekimin kjo marraveshje. Kjo për Washingtonin, Brukselin, NATO-n është e përmbyllur, prandaj ne duhet të jemi shumë syçelur, shumë të vëmendshëm shumë të përgjegjshëm që t’i kryejmë obligimet tona të marrëveshjeve shtetërore, sepse marrëveshjet shtetërore nuk janë leksione të orëve të gjeografisë, por janë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

DW: Kur jemi të vendet fqinjë të Kosovës, një ditë më parë ishte për vizitë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nga i cili ju kërkuar që Shqipëria t’i pajisë me pasaporta shqiptarët e Kosovës në mënyrë që të lëvizin lirshëm, meqë BE-ja nuk po i liberalizon vizat për Kosovën. A nuk ju duket kjo deklaratë, kjo kërkesë, si një lloj heqjeje e shtetësisë së qytetarëve të Kosovës dhe kërkimi i një shtetësie tjetër?

Thaçi: Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistö, të gjithö njërëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithö kanë pasaporta shqiptare dhe në të njejtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë. Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomtö. Prandaj, Shqipëria  mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese. Ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human. Kërkesa ime nuk është presion ndaj Shqipërisë por është nevojë, kërkesë fisnike dhe shumë humane. Shqipëria mendoj se do të sillet përgjegjshëm dhe përsëri kërkesa ime është edhe me e fuqishme sot që edhe Presidenti Meta edhe kryeministri Rama të jenë në kryerje të obligimeve kushtetuese dhe ligjore por edhe të përgjegjësive kombëtare që t’ua lehtësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen.

DW: Mendoni se me kaq lehtësi mund të kalojë kjo kërkesë e juaja përballö bashkësisë ndërkombëtare?

Thaçi: Shqipëria e ka obligimin kushtetues dhe ligjor, ndërsa ne e kemi të drejtën kushtetuese dhe ligjore. Derisa është diçka e lejueshme me kushtetutë dhe ligj, atëherë duhet të jetë e pranueshme edhe në veprim institucional qeveritar të të dy vendeve.

Loading...