Ballina Intervista Talenti 23 vjeçar nga Kosova që po jeton ëndrrën amerikane, shpalos planet...

Talenti 23 vjeçar nga Kosova që po jeton ëndrrën amerikane, shpalos planet e tij në muzikë (Intervistë)

0
SHPERNDAJ

Është vetëm 23 vjeçar, por Durim Morina nga Kosova po jeton ëndrrën amerikane.

Ai ka arritur që për këto shtatë vite sa ka jetuar në SHBA, të futet lehtësisht në tregun amerikan të muzikës, falë talentit të tij të cilin e kanë vërejtur edhe producentët që punojnë me yjet e njohura botërore.

Në një Intervistë për Magazina.al, Durimi i cili me emrin artistik ka vendosur të njihet si MIRUD, ka shpalosur planet e tij në muzikë.

MIRUD gjatë ditës së hënë, ka publikuar këngën e tij të parë me videoklip, ndërsa kënga “Puzzel” kishte arritur të bëhej pjesë e top 20 këngëve Pop më të dëgjuara në Amerikë.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e MIRUD për Magazina.al

Magazina.al: Keni publikuar para disa orësh këngën e re  “Ende te dua”, na flisni pak për këtë këngë e cila është e para nga ju që vjen edhe me videoklip?

MIRUD:  Kjo është punu për shumë kohë. Prej shtatorit të vitit të kaluar kam punur këngën me njerëzit qe unë i admiroj, e madhja Elhaida Dani dhe gjeniu Florent Boshnjaku. Mos të flasim për Mason Levy i cili ka bere edhe këngën e Justin Bieber “Sorry” është ëndërr e bërë realitet.

Magazina.al: Vitin 2018 e keni nisur me një projekt të ri dhe nga kjo duket se do të jetë një vit me aktiv nga ju?

MIRUD: Po kam shumë projekte të rradhës. Bashkpunimi me Elhaida Danin me këngnn “Ruby”Pastaj kënga ime tjetër “Ti më harro”, të cilën e kam lansuar në versionin acoustic verën e kaluar këtë herë do ta bëjë me videoklip në studio version dhe shumë projekte tjera.

Magazina.al: Pasi e permendet duetin me Elhaida Danin, a keni ndonje date te caktuar se kur do te publikohet?

MIRUD: Nuk dua të premtoj data pasi që unë dhe Elhaida jetojmë në dy lokacione të ndryshme.Shumë shpejt besoj.

Magazina.al: Në fakt ju jetoni në SHBA dhe atje po ndërtoni karrier ndërsa keni publikuar një këngë në gjuhën shqipe, shumë kengetar shqiptar po këndojne në gjuhën angleze për të kapur tregun ndërkombëtar, pse erdhet me një kenge ne shqip derisa synoni tregun amerikan?

MIRUD: Unë po bëjë të dyja. Nëse këndoj anglisht nuk e ndryshon faktin që kam gjak shqiptar. Kam pas fatin të kem sukses me këngët e mija në anglisht dhe publiku ynë ka qenë gjithmonë aty dhe unë gjithmonë vendin tim mundohem ta prezantoj. Unë gjithmonë kam kënduar në gjuhë të ndryshme. Se fundi jemi në kontakt edhe me këngetaren meksikane Dulce Maria, që edhe ishte ne bandin Rebelde për një bashkpunim. Edhe asaj ju dukë se gjuha jonë është shumë e bukur dhe të lidhesh me njerëz rreth botës të shkëmbesh kultura është një ndjenjë që nuk mundem me pershkru.

Magazina.al: Përveç krijimit të muzikës në Amerikë, cilat janë planet tuaja tjera, mendoni të merrni pjesë në ndonjë festival shqiptar?

MIRUD: Kam menduar të jem pjesë e disa festivaleve por nuk kam ende ndonjë plan konkret. Festivalet zakonisht mbahen në fund të vitit dhe deri atëherë kam kohë të mendohem.

Magazina.al: Këtë vit emri juaj është përmendur edhe për Eurovisionin, a keni ambicie që të përfaqësoni Shqiperinë në Eurovision?

MIRUD: Do të ishte një nderë shumë i madh të përfaqësoja Shqipërinë. Për momentin nuk kam plan konkret sa i përket festivalit. Ndoshta një ditë.

Magazina.al: Krejt në fund, a mendoni se duke depertuar në tregun amerikanë do të kapni famën e Dua Lipës apo Rita Orës?

MIRUD: E di që po. Kam shumë plane edhe lajme të mëdha këtë vit.

 

 

 

 

 

 

Loading...