Ballina Lajme Tahiri premton se do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë

Tahiri premton se do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë

0
SHPERNDAJ

Deputeti Labinot Tahiri premtoi që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë dhe se nuk do të udhëtojë në Evropë derisa qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm.

Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentit te Shqipërisë, Ilir Meta që të pajisë studentët kosovarë me pasaporta shqiptare.Ndryshe, studentët e Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë dhe kanë filluar protestën përmes të cilës po kërkojnë nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’ia liberalizojë vizat.

Përveç studentëve të UP-së, kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti Labinot Tahiri dhe shumë qytetarë të tjerë.“Mjaft na izoluat, mjaft na diskriminuat”, janë brohoritjet e studentëve.

Loading...