Ballina Lajme Studenti që ia pa sherrin ‘barazisë gjinore’

Studenti që ia pa sherrin ‘barazisë gjinore’

0
SHPERNDAJ

Nota mesatare prej 9.6 nuk i hynë në punë në Fakultetin ku e kreu magjistraturën. Zymer Delia tash nuk po mund të behët asistent në katedrën e Vizualizimit Hapësinor dhe Grafikës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Kjo ka ndodhë pasi që në rregulloren e UP’së mund të aplikojë për asistent kushdo që ka notën mesatare mbi tetë, por rregullorja e UP’së përparësi u jep femrave.

Delia për Klan Kosova ka thënë se në vend të tij është përzgjedhur një kandidate e gjinisë femërore me mesatare më të ulët se ai.

“Në rastin tim është përzgjedhur një kandidate e gjinisë femërore, e cila ka notën mesatare shumë më të ulët sesa unë”, ka thënë ai.

Loading...