Ballina Lajme Si do të jetë nesër moti në Kosovë?

Si do të jetë nesër moti në Kosovë?

0
SHPERNDAJ

Fundjava me vransira dhe diell, pa reshje. Temperaturat në rritje.

Ditëve në vijim, sipas parashikimeve, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e si rrjedhojë pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

1.12 – Mot kryesisht me vransira, jo edhe shumë ftohtë.

2.12 – Gjatë ditës mot kryesisht me diell, në mbrëmje vransirat do të shtohen.

3.12-4.12 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të martën pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu.

5.12 – Mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje të theksuar, edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të rriten nga -4C deri në +2C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë nga juglindja dhe jugu 1-3m/s.

Shtypja atmosferike, mbetet lartë mbi vlera normale.

 

Loading...