Ballina Lajme Shtyhet anëtarësimi i Kosovës në EBU

Shtyhet anëtarësimi i Kosovës në EBU

0
SHPERNDAJ

Frika pas dështimit në Interpol, duket se ka bërë që Kosova të shtyj aplikimin për anëtarësim në një organizat tjetër.

Fjala është për EBU-në (Rrjetin e Transmetuesve Evropian), për të cilin Radiotelevizioni i Kosovoës, po bën përpjekje për anëtarësim tash e disa vite, shkruan Magazina.al

Në qershor të këtij viti në Asamblen e Përgjithshme të EBU-së të mbajtur në Tiranë, ishte premtuar se për Kosovën (RTK), do të votohej në asamblenë e dhjetorit, por kjo nuk pritet të ndodhë.

EBU ka konfirmuar se anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë organizat nuk është në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, e cila pritet të mbahet nga 5-7 dhjetor në Gjenevë, pasi për këtë ende po diskutohet brenda EBU-së.

“Kjo qështje po diskutohet nga Bordi Ekzekutiv i EBU-së dhe votimi pritet të bëhet në qershorin e vitit të ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e EBU-së dhën për Magazina.al

Ndryshe, jozyrtarisht mësohet se shtyrja e votimit është bërë me bashkëpunim edhe me RTK-në, pas frikës së një dështimi për të marrë 2/3 e votave nga 56 shtetet anëtare të EBU’së.

Mosanëtarësimi i RTK-së në këtë organizat, nuk po i lejon Kosovës pjesëmarrje në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”./Magazina.al/

Loading...