Ballina Lajme Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kuq e zi, mësohet arsyeja

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kuq e zi, mësohet arsyeja

0
SHPERNDAJ

Mëngjesin e sotëm në sheshet e Prishtinës janë vendosur flamuj kuq e zi. Gazeta Express mëson se vendosja e këtyre flamujve është bërë për shkak të vizitës së Batalionit amerikan, i cili do të vijë nesër në Prishtinë

Express ka kontaktuar me kompaninë e cila i ka vendosur flamujt në kryeqytet, ata kanë thënë se vendosja e këtyre flamujve është bërë për nder të vizitës së batalionit amerikan të cilët kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë.

“Janë vendosur sepse të mërkurën batalioni amerikan do të vijë në Prishtinë”, ka thënë një punëtor i kësaj kompanie.

E flamuj të tillë ishin parë para disa ditësh edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Loading...