Ballina Lajme Shefi i policisë abuzon seksualisht me të miturën 15-vjeçare, i publikohet video...

Shefi i policisë abuzon seksualisht me të miturën 15-vjeçare, i publikohet video turpëruse

0
SHPERNDAJ

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në redaksinë e Newsbomb.al. Një nënë nga Malësia e Madhe ka denoncuar një shef policia po nga Malësia i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare.

Ajo ka shkruar anonym dhe ka rrëfyer me detaje tmerrin që ka ndodhur me vajzën e saj dhe se dëshiron të largohet nga vendi.

Shefi i Policisë i cili është përfshirë në ngjarjen e turpshme është Berhan Bajrakurti i cili  e ka marrë vajzën në makinë duke kryer akte  të turpshme gjithashtu edhe gjatë bisedavë me telefon me anë të videove.

Nëna së bashku me pamjet ka shkuar në komisariatin e Koplikut dhe të Shkodrës por i ka ndodhur kjo që ajo ka rrëfyer më poshtë:

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për neësbomb.al.

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.”- ka përfundur ajo.

Rasti i të miturës në Kavajë ka bërë që shumë të tjerë të ngjashëm të denoncohen por jo në policinë e shtetit ku besimi ka humbur totalisht por në media ku njerëzit mund të gjejnë pak më shumë shpresë për ndihmë dhe ndihem më të sigurt. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që i kanë ndodhur raste të ngjashme të kontaktojnë më redaksinë tonë dhe të denoncojnë ngjarjen përpara se të jetë shumë vonë.

Loading...