Ballina Intervista Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së , sot mbledh kanaçe dhe ndodhet në...

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së , sot mbledh kanaçe dhe ndodhet në ‘listën e mashtruesve’ (Video)

0
SHPERNDAJ

Dikur kishte luftuar me armë për ta çliruar vendin, kurse sot ai kontrollon çdo shportë me mbeturina për të gjetur ndonjë kanaçe e cila është forma e vetme e mbijetesës së familjes së tij.

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Morina nga Gllareva e Klinës, sot mbanë familjen e tij gjashtë anëtarëshe duke mbledhur kanaçe të cilat më pas i shet për vetëm pak euro, shkruan Magazina.al

Si të mos mjaftonte jeta e vështirë, Morina ka gjetur veten në listën e veteranëve mashtrues.

Ai në një emision televiziv ka treguar se ende vazhdon të mbijetoj duke mbledhur kanaçe dhe se emri i tij në listën e mashtruesve nuk e ka brengosur, pasi ai beson që e verteta do të dal në shesh.

Morina i ka bërë thirrje të gjithë veteranëve të vërtet që e kanë gjetur veten në këto lista, të mos brengosen, pasi mundi dhe sakrifica e tyre për lirin e shtetit nuk do të shkoj dëm pavarësisht kësaj.

Për më shumë shihni pjesë nga rrëfimi i Veli Morinës në emisionin “Kojshia Show”, ku i pranishëm ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku./Magazina.al/

Loading...