Ballina Lajme Rrahu gruan dhe vajzën për shkaqe xhelozie, 30 ditë paraburgim për malishevasin

Rrahu gruan dhe vajzën për shkaqe xhelozie, 30 ditë paraburgim për malishevasin

0
SHPERNDAJ

Prokuroria Themelore Gjakovë ka bërë të ditur se të mërkurën në fshatin Carravran, komuna e Malishevës, me datë 05.12.2018  ka ndodhur një rast i cilësuar si dhunë në familje, ku bashkëshorti D.B., ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortës tani të dëmtuarës M.P.

Sipas komunatës, dhuna ka filluar në automjetin e tyre ku i pandehuri ka filluar ta godet bashkëshorten në kokë dhe trup, ku më pas dhuna ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre kështu duke përfshirë edhe vajzën e tij  D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik që babai i saj po ushtronte ndaj nënës. Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë.

 

 

Kështu i pandehuri D.B., kishte kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 para.3 të KPRK-së, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, me 06.12.2018, ka kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të panehurit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Malishevë.

Loading...