Ballina Lajme Rita Ora vs Dua Lipa, shqiptaret përballë njëra-tjetrës me nga dy këngë...

Rita Ora vs Dua Lipa, shqiptaret përballë njëra-tjetrës me nga dy këngë në të njëjtën kategori

0
SHPERNDAJ

Janë shpallur nominimet për BRIT Awards 2019.

Shqiptaret sërish marrin vëmendjen në BRIT Awards, që janë çmimet më të rëndësishme për muzikën në Britani.

Këtë herë madje, ato vijnë përballë njëra-tjetrës, pasi Dua Lipa dhe Rita Ora vijnë me nga dy videoklipe në garën për t’u zgjedhur videoklipi më i mirë i vitit, shkruan Gazeta Express.

Rita madje është në garë me Dua Lipën dhe ish- të dashurin e saj, Calvin Harris.

Rita Ora është nominuar për bashkëpunimin e saj me Liam Payne, ‘For You’ si dhe me hitin ‘Let you love me’.

Ndërsa Dua, si për çudi, vjen në bashkëpunimin me ish-të dashurin e Ritës, Calvin Harris me këngën e tyre ‘One Kiss’, si dhe me këngën ‘IDGAF’.

Në anën tjetër, pikërisht me këto dy këngën Dua Lipa është e nominuar edhe në kategorinë për këngën më të mirë të vitit./Gazeta Express

Loading...