Ballina Lajme Rita: Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja që më...

Rita: Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja që më jep Kosova

0
SHPERNDAJ

Rita Ora ka shprehur falënderimin e saj ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ia dhuroi Hyjneshë në Fron.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është takuar me kreun e Qeverisë në Londër, ndërsa kryeministri e ka vlerësuar shumë lart kontributin e saj.

“Faleminderit kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje fantastike duke festuar talentin kosovar!”.

“Faleminderit që më dhurove këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur Hyjnesha në Fron”.

“Jam tejet e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram duke ia bashkëngjitur flamurin e Kosovës.

Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, është takuar me shumë emra të njohur edhe nga fusha e artit.

Rita është një prej emrave më eminentë në tregun botëror të muzikës dhe është shquar gjithmonë si njëra ndër ambasadoret më të mira të vendit tonë – si rrjedhojë ajo numëron mirënjohje e dekorime të shumta nga krerët e lartë të shtetit, duke kujtuar këtu dekoratat nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Loading...