Ballina Keshilla Rëndësia dhe vlerat e secilës ngjyrë të qepës

Rëndësia dhe vlerat e secilës ngjyrë të qepës

0
SHPERNDAJ

Thuhet sa më djegës qepa ka aromë dhe shije më të fortë dhe më shumë vlera antioksiduese.

Kuercetina është polifenol nga familja e flavonoideve. Qepa e kuqe ose e verdhë është burimi më i mirë për këtë nutrient.

Mes tjerash, kuercetina gjendet edhe në verë të kuqe, mollë, agrume, vaj ulliri dhe boronica. Kjo substancë ndërlidhet me uljen e rrezikut nga të gjitha llojet e kancerit.

Po ashtu, qepët janë ilaç për artrit dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara si pasojë e inflamacioneve.

Kuercetina përmirëson dhe shëndetin e prostatës te meshkujt, prandaj edhe cilësohet si armë e fortë kundër kancerit të prostatës. Po ashtu, kjo substancë është treguar si antihistamin natyral, pra pakëson reaksionet alergjike.

Studimet e fundit dëshmojnë se kuercetina mund të ndihmojë në ruajtjen e sasisë së kolesterolit të mirë, derisa ul nivelin e kolesterolit të keq.

Loading...