Ballina Lajme Qeveria paralajmëron taksë të re ndaj Serbisë

Qeveria paralajmëron taksë të re ndaj Serbisë

0
SHPERNDAJ

Qeveria e Kosovës nuk po zbrapset sa i përket sanksioneve që po i merr për shtetin serb. Në mbledhjen që po mbahet tash në rend dite është futur për votim edhe një masë e re.

Në mbledhjen që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me ministrat po pritet qe të merret vendim për ndalimin e brendeve ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga Serbia.

Tashmë kjo pikë është vënë në rend të ditës për diskutim.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës fillimisht i pati vënë taksë prej 10% të gjitha produkteve serbe e boshnjake. E njëjta më vonë u rrit 100 për qind e mori reagime të shumta.

I pari i ekzekutivit u deklarua se taksa do të hiqet vetëm atëherë kur shteti serb do të njohë Kosovën.

Loading...