Ballina Lajme Qeni shqyen kokën e një plaku në Suharekë

Qeni shqyen kokën e një plaku në Suharekë

0

Një plak është sulmuar nga një qen në Suharekë. Ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë. “ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj.

Hulaj ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media. “Janë fotografi trishtuese. I është shqyer koka”.

Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.

Qentë e rrugës janë shndërruar në rrezik për qytetarët në rajonin e Prizrenit. Përkundër ankesave të shumta , institucionet nuk kanë marrë masa për eliminimin e këtij rreziku.

Loading...