Ballina Lajme Që nga shkurti familja nga Drenasi pa kulm mbi kokë pasi...

Që nga shkurti familja nga Drenasi pa kulm mbi kokë pasi ju dogjë shtëpia, Qeveria premton mjete për Notre Dame

0

Pesë anëtarët e familjës Mehmeti nga fshati Godanc i Drenasit, janë në qiell të hapur që nga shkurti i këtij viti kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Më datën 10 shkurt, shtëpia u dogj nga një shkëndi elektrike e cila shkrumboj thuajse gjithçka, shkruan Magazina.al

Familjarët, kanë treguar se që nga shkurti janë duke qëndruar tek të afërmit e tyre dhe se deri tani askush nga shteti nuk i ka ndihmuar.

Së fundmi këtë familje e ka vizituar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” I Elvis Naçit, I cili ka premtuar edhe ndihmë për familjen nga Drenasi.

Por derisa shteti mbyll sytë përball këtyre rasteve të shumta sociale në vend, kyreministri Haradinaj, sot ka premtuar mjete financiare për Francën për ta ndihmuar katedralen Notre Dame, e djegur para disa ditëve ./Magazina.al/

Loading...