Ballina M'THE T'THASH “Pronto” bëhet më këngë

“Pronto” bëhet më këngë

0
SHPERNDAJ

Anëtari i labelit të famshëm të reperëve, Babastars, Onati pas një kohe të gjatë po rikthehet në skenë me këngën e tij të re, të titulluar Pronto.

Sipas burimeve afër labelit merret vesh se Onat së shpejti do të fillojë me xhirimet e klipit të këngës Pronto, edhe pse momentalisht ende nuk dihet se cila do të jetë data e saktë e publikimit të këngës.

Me gjasë, Onat do ta ketë mysafir në këngë ndonjë anëtar tjetër të labelit, edhe pse ende nuk dihet se kë e ka përzgjedhë Onati për këtë këngë, përkundër që publiku është mësuar që Onat të vijë me Majkin në bashkëpunim.

Së fundmi, dy anëtarët e Babastars, Cozman dhe Agon Amiga kanë publikuar këngën “Shih ti kishe” e cila ka rezultuar me një sukses, pasi që është pritur shumë mirë nga publiku.

Por këta nuk kanë qenë të vetmit, sepse udhëheqësi i labelit, Ghetto Geasy ka befasuar me 28 nëntor me këngën “Bisha me dy koka” të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Skivin.

Loading...