Ballina Lajme Pjesëtarit të FSK’së i caktohen 30 ditë paraburgim, dyshohet se dhunoi një...

Pjesëtarit të FSK’së i caktohen 30 ditë paraburgim, dyshohet se dhunoi një të mitur

0
SHPERNDAJ

Prokuroria ia ka caktuar 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të FSK-së, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur në fshatin Mogillë të të Vitisë.

I pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Gazeta Express është interesuar në Ministrinë e Mbrojtjes rreth pozitës që e ka në Ushtrinë e Kosovës i dyshuari.

Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala,  ka konfirmuar se i njëjti është pjesëtar i FSK’së.

Kanë thënë se i njëjti do të suspendohet siç parashohin rregullat e funksionimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“U kanë pjesëtar i rregullt i FSK’së. Ai ishte pjesëtar i rregullt i FSK’së. mirëpo, pjesëtari i FSK’së është ndaluar prej Policisë dhe organet tjera. Organet e hetuesisë dhe drejtësisë merren me te. FSK’së vepron bazuar në rregulloret dhe ai do të suspendohet pa pagesë deri në përfundim të procesit”, ka thënë Ibrahim Shala, Zëdhënës i FSK’së./GazetaExpress/

Loading...