Ballina Keshilla Personat me këto grupe gjaku janë më të rrezikuar nga sulmi në...

Personat me këto grupe gjaku janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe tru

0
SHPERNDAJ

Konsiderohet se njerëzit me grupet e gjakut A, B ose AB kanë nivel më të lartë të proteinave për mpiksjen e gjakut, gjë e cila mund të shkaktojë trombozën e arterieve.

Kjo është një nga arsyet kryesore të sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Nëse konsumoni ushqime, të cilat nuk ju përgjigjen sipas grupit të gjakut, mund të keni më shumë probleme shëndetësore dhe themel për këtë është dieta ndaj grupit të gjakut, por tash është treguar se si grupi i gjakut mund të zbulojë edhe disa detaje tjera të rëndësishme.

Hulumtimi, të cilin e ka publikuar shoqëria e kardiologjisë evropiane, ka përfshirë analizën e të dhënave të mbi 1,3 milion njerëzve dhe rezultatet kanë treguar se rreziku nga problemet kardiovaskulare te grupet e gjakut A, B ose AB është 9 për qind më i lartë se sa te njerëzit me grupin e gjakut 0.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/personat-me-keto-grupe-gjaku-jane-me-te-rrezikuar-nga-sulmi-ne-zemer-dhe-tru-449649/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...