Ballina Lajme Përplasja e Ledina Çelos me Elvana Gjatën, ndërhyn Besa Kokëdhima

Përplasja e Ledina Çelos me Elvana Gjatën, ndërhyn Besa Kokëdhima

0
SHPERNDAJ

Koncerti më i fundit i Elvana Gjatës tërhoqi vëmendjen e mediave rozë për shkak se ishte privat, përkonte me ditëlindjen e saj dhe ishte live.

Por këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo duket sikur nuk është impresionuar nga koncerti duke e thumbuar me një story në Instagram duke shkruar: “Pse playback o yllo”.

Edhe pse kjo deklaratë bëri bujë në media, vetë Elvana nuk ka reaguar, por ka ndërhyrë mikeshën e saj Besa Kokëdhimën që t’i kthejë përgjigje Ledinës.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – shkruan Besa. 

Loading...