Ballina Lajme Përfundon seanca ndaj deputetëve të VV’së, Albin Kurti e Donika Kadaj mbesin...

Përfundon seanca ndaj deputetëve të VV’së, Albin Kurti e Donika Kadaj mbesin në paraburgim

0
SHPERNDAJ

Tashmë ka përfunduar seance e sotme gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes – Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, shkruan Periskopi.

Gjykatësi ka vendosur që seanca e ardhshme ndaj deputetëve të mbahet më 20 dhjetor, duke filluar në ora 09:00.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga paraburgimi për deputetët Kurti e Kadaj Bujupi.

Në seancën e sotme dëshmuan deputetët Naser Osmani e Bekim Haxhiu, ndërsa nuk morën pjesë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj./Periskopi

 

Loading...