Ballina Lajme Për katër muaj vdiqën 31 persona në aksidente trafiku

Për katër muaj vdiqën 31 persona në aksidente trafiku

0

Për katër muaj në Kosovë (janar-prill 2019), në aksidente të rënda trafiku në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve kanë vdekur 31 persona. Nga 4011 aksidente sa ndodhën në total gjatë kësaj kohe, janë lënduar 2666 persona.

Aksidentet e tjera nga kjo shifër kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, raporton Gazeta Express.

Shifra të larta të aksidenteve me fatalitet, me persona të lënduar dhe ato me dëme materiale janë regjistruar në Kosovë – për vetëm katër muaj. Për shkelësit e rregullave të komunikacionit policia ka shqiptuar mbi 135 mijë tiketa trafiku.

Numri i aksidenteve me fatalitet nuk ka pësuar rënie nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.

Në statistikat e policisë dhënë Gazetës Express bëhet e ditur se në katërmujorin e parë të vitit 2019 dhe 2018 në aksidente të ndryshme trafiku kanë vdekur nga 35 qytetarë.

“Janar- prill 2018, aksidente fatale 26, persona të vdekur 31. Janar-prill 2019, aksidente fatale 25, persona të vdekur 31”, thuhet në përgjigjen elektronike të policisë, raporton Gazeta Express.

Rënie kanë pësuar aksidentet me persona të lënduar dhe me dëme materiale. Numri i gjobave në trafik është rritur.

“Aksidente me lëndime, 1770, personat e lënduar 3570 (janar-prill 2018). Aksidente me lëndime 1427, personat e lënduar 2666 (janar-prill 2019)”, thuhet në statistika.

Aksidente me dëme materiale në vitin 2018 për katër muaj: 2777. Në vitin 2019, 2559 apo 215 më pak se në vitin e kaluar.

Në total në vitin 2019 ndodhën 4011 aksidente apo 559 më pak se në vitin 2018.

Për katër muaj janë shqiptuar 135946 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Për vdekjet në komunikacion, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka punuar në vazhdimësi për një siguri më të madhe në trafikun rrugor.

“Qëllimi i këtyre angazhimeve policore ka qenë reduktimi i aksidenteve në trafik, në veçanti evitimi i aksidenteve me pasoja fatale në njerëz”, tha ai.

Hoxha e cilëson prioritet vendosjen e kamerave statike nëpër rrugë në mënyrë që të ngritet siguria në trafik.

“Një ndër prioritetet mbetet edhe bashkëpunimi në nivel ministrish dhe në nivele komunale me qellim te ngritjes se bashkëpunimit dhe ndërmarrjes se veprimeve konkrete edhe në vendosjen e kamerave (statike) te cilat do te ndikonin ne ngritjen e sigurisë ne trafik”, përfundoi ai.

Loading...