Ballina Lajme Ordinanca e gjinekologut Ahmeti pa licencë dhe pa kushte për abort

Ordinanca e gjinekologut Ahmeti pa licencë dhe pa kushte për abort

0
SHPERNDAJ

Gjinekologu Fehmi Ahmeti ka punuar pa licencë në ordinancën e tij, ndërsa nuk ka pasur as kushte mjekësorë për të kryer abort.

Pas inspektimeve të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë është konstatuar se ordinanca e gjinekologut Fehmi Ahmeti “Kestrina” në Prishtinë është pa licencë. Poashtu në këtë ordinancë nuk ka pasur as kushte për të kryer abort. Këto të dhëna janë konfirmuar për Gazetën Shneta nga Kryeinspektorja Dr. Ardita Baraku.

“Ju konfirmoj se inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor kanë inspektuar ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti dhe është konstatuar se ordinanca ka qenë pa licencë. Poashtu është konstatuar se nuk ka pasur kushte për të kryer abort”, ka deklaruar Baraku për Gazetën Shneta.

Poashtu raportohet se gjinekologu Ahmeti është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme. Hetimet dhe inspektimet në ordinancën e tij po kryhen pas kryerjes së abortit të vajzës 16-vjeçare nga Drenasi, e cila poashtu dyshohet të jetë viktimë e dhunës seksuale nga polici Vesel Veseli nga Drenasi.

Loading...