Ballina M'THE T'THASH Nora për Tunën: Se shoh si kunatë as si…

Nora për Tunën: Se shoh si kunatë as si…

0

Raporti i tyre, ka qenë i komentuar çdoherë.

Por, të jetë mysafirë te Ermal Mamaqi, e Nora të mos pyetet për raportin e saj me Tunën, është një gjë e pamundur,

Përgjigjen për këtë pjesë, këngëtarja e ka shumë të prerë.

“Me Tunën nuk kemi qenë kurrë shoqe të ngushta. Mes neve dyjave nuk ka ndodhur kurrë asgjë, përpos një keqkuptimi që e keni parë edhe ju. Atë nuk e kam as shoqe e as armike” është shprehur Nora.

Po ashtu, këngëtarja tha se nuk është aspak tip tradicional dhe nuk sheh raporte kunatash, as siç thotë ajo”kuditash”, duke lënë të nënkuptohet se as Tunën nuk e sheh si kunatë.

E pyetur se a mund ndodh që të pajtohen Roberti Nora dhe Tuna me Patrisin, ajo tha se nuk mendon për këtë pjesë.

“Secili prej nesh është i lumtur në formën si ka zgjedhur të jetë. Unë jam e freskët jo për shkak të operacioneve plastike, se nuk kam ndonjë të tillë,por, sepse, jam e lumtur dhe reflektoj e lumtur” janë fjalët e saj.

Loading...