Ballina Intervista Njihni një anë krejt tjetër të Zanfina Ismailit, tregon se çfarë i...

Njihni një anë krejt tjetër të Zanfina Ismailit, tregon se çfarë i ka mbetur merak pa i thënë nënës së saj

0
SHPERNDAJ

Zanfina Ismaili karrierën muzikore e filloi qysh në moshë të re, e duke qenë motra e Adelina Ismailit ishte një plus për të në botën e muzikës.

“Partizani i vogël”, “Gajdexhiu”, “Ti pa mu nuk mundesh”, “2 minuta”, “Kokaina” etj ishin disa nga këngët që u shndërruan në hite.

Ishte viti 2005 kur ajo dhe Adelina bashkuan forcat dhe sollën këngën “Dy motra një frajer” e cila u komentua shumë atë kohë.

Në një intervistë për Gazeta Blic Zanfina ka treguar se përveç si këngëtare ajo ka pasur oferta dhe rreth aktrimit.

Ajo gjithashtu është shprehur se gjëja më e rëndësishme në jetë është familja, ku nuk lë pa përmendur dhe Monën, nënën e saj e cila ndërroi jetë dy vite më parë.
Gazeta Blic: Cilat janë aktivitetet tuaja këto ditë pasi nuk jeni shumë aktive me muzikën?

Zanfina Ismaili: Jam duke punuar në një drejtim tjetër të jetës sime si dhe gjithesesi duke i kushtuar kohë vetes dhe familjes.

 

Gazeta Blic: Mos keni në mendje të merreni dhe ju me aktrim, si motra juaj Adelina?

Zanfina Ismaili: Deri më tani, sidomos në muajt e fundit kam pasur oferta për aktrim, e madje njërën nga to e kam refuzuar menjëherë.

Gazeta Blic: Ka afro 1 vit që jeni bërë teze, çfarë të vie në mendje sapo përmendet emri Uliks?

Zanfina Ismaili: Kur përmendet emri Uliks, më sjell dashuri pa fund si dhe përjetim i ndjenjës që është një engjëll i cili tani është i pari për çdo gjë tek familja jonë.

Gazeta Blic: Cili është kujtimi më i bukur dhe ai më i keqi deri tani në jetën tuaj?

Zanfina Ismaili: Sa i përket kujtimeve të bukura nuk mund të them se kam vetëm një, pasi kam shumë kujtime të bukura dhe të gjitha ato lidhen me familen, ndërsa sa i përket kujtimi më të keq është gjashtë mujori i vitit 2016.

Gayetea Blic: A ka diçka që ju ka mbetur merak pa i thënë ose pa bërë me zonjën Mona?

Zanfina Ismaili: Janë disa gjëra që më kanë mbetur merak me mamin, edhe pse jo shumë por që janë tejet private.

Gazeta Blic: A e ushtroni profesionin e juristes? A mendoni që pas disa vitesh të jete ai profesioni juaj i parë?

Zanfina Ismaili: Profesionin si juriste ende nuk e ushtroj, por në një të ardhme të afërt besoj se do jem aktive në këtë drejtim.

Loading...