Ballina Lajme Një ish-luftëtare, është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale

Një ish-luftëtare, është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale

0
SHPERNDAJ

Ish-luftëtarët e UÇK-së po vazhdojnë të marrin ftesa na Gjykata Speciale.

Këtë herë ftesë ka marrë një femër, ish-pjesëtare e UÇK-së.

Raimonda Rreci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është ftuar nga kjo gjykatë në dhjetor të vitit që e lamë pas, shkruan lajmi.net.

“Njoftim. Me siguri e keni kuptuar ne baze te reagimeve te mija megjitheate le te mbetet si njoftim ky shkrim.Qe nga fillimi i muajit Dhjetor ( rreth dates 5 ) edhe emri ime eshte i bashkangjitur ne listat e te ftuarve ne Gjykaten Specjale te Hages”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ish-komandantët dhe pjesëtarët e UÇK-së të cilët kanë marrë ftesa deri tani janë Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Remzi Shala, Safet Syla, Sylejman Selimi, etj.

Intervistimi i parë në Hagë do të zhvillohet me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën.

Loading...