Ballina Lajme Nesër në Prokurorinë Speciale dorëzohen 10 padi për krime lufte në Gjakovë

Nesër në Prokurorinë Speciale dorëzohen 10 padi për krime lufte në Gjakovë

0
SHPERNDAJ

Dhjetë (10) padi do të dorëzohen nesër në Prokurorinë Speciale të Kosovës,ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Këtë e ka bërë të ditur Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë.

Paditë përfshijnë krimet si: vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë.

“Iu njoftojmë se nesër me datë 15 mars 2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dhjetë (10) padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj krimineleve serbë të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftimin e dërguar për media, shkruan Reporteri.net

Dorëzimi i tyre do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë në orën 13:00.

“Ky kontingjent do të dorëzohet me 10 padi për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe djegie të pasurive. Dorëzimi i padive  do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00”, përfundon njoftimi.

Loading...