Ballina Lajme Në “Fama” mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik

Në “Fama” mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik

0
SHPERNDAJ

Një ekonomi e qëndrueshme nuk është në favor vetëm të qytetarëve por edhe në favor të qeverive të të gjitha shteteve të rajonit. Kështu u tha sot në konferencën e parë shkencore ndërkombëtare në Kosovë, ku u diskutua për sfidat e shkencave organizative dhe menaxhimin modern.

Kjo konferencë, në të cilën u fol për shanset dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore u organizuar nga Departamenti i Fakultetit Ekonomik të kolegjit Fama.

Për këtë, dekanati i këtij departamenti që nga viti i kaluar ka bërë një punë intensive në mënyrë që të bëhen përgatitjet e duhura dhe të nevojshme që në këtë konferencë të ketë sa më shumë përfaqësues, studiues dhe ekspert të fushave të ndryshme edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga rajoni. E gjithë kjo, në mënyrë që gjithsecili nga fusha e vet e studimit të jep kontributin e tij konkret në lidhje me temën e kësaj konference.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ka ardhur koha që nga konferenca të tilla të dalin edhe shumë rekomandime se çka duhet të bëhet më tutje që të kemi një zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin.

Rektori i kolegjit Fama, Frashër Demaj, tha se një ekonomi e qëndrueshme nuk është në favor vetëm të qeverisë kosovare, por edhe në favor të qeverive të të gjitha shteteve të rajonit.

“Tema bosh e kësaj konference shanset dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore është një temë jashtëzakonisht atraktive dhe unë do të dëshiroja që në fund të punimit të kësaj konference të dalim me rezultate konkrete të cilat do të ishin jashtëzakonisht të dobishëm, jo vetëm për Qeverinë e Kosovës, jo vetëm për ministritë përkatëse, por rezultate konkrete dhe përfundimtare që do të ju shërbenin edhe qeverive të shteteve në rajon, meqenëse rajoni i Ballkanit përgjithësisht ka mbetur një zonë më e pazhvilluar në kuptimin ekonomik krahasuar me pjesë të tjera të Evropës”, tha Demaj.

Gjatë kësaj kohe u bënë edhe shumë prezantime të punimeve shkencore me anë të së cilave u synua që do të ketë përmirësime në të ardhmen sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore.

Loading...