Ballina Lajme Ndodh edhe kjo: Kjo këngë shqipe “vidhet” nga këngëtarët armenë e arabë...

Ndodh edhe kjo: Kjo këngë shqipe “vidhet” nga këngëtarët armenë e arabë (Video)

0
SHPERNDAJ

Nuk ndodh shpesh të dëgjojmë, por këngëtari shqiptar ka denoncuar një këngëtar armen dhe një arab për vjedhjen e këngës së tij.

Fjala është për këngën “Sexy Lady” të Valton Krasniqit, e cila tani është publikuar në një duet nga këngëtari nga Armenia Super Sako dhe ai arab Suro, transmeton “Magazina.al”

Vet këngëtari ka denoncuar këtë shkelje të drejtës autoriale dhe ka paralajmëruar për padi dhe fshirje të këngës së kopjuar nga youtube.

“Të nderuar miq e fansa, ju lajmroj se kënga ime “Single lady” është kopjuar nga yjet e Armenisë dhe Arabisë, Super Sako & Suro.Është knaqësi dhe jam krenar që këngët e mia dëgjohen edhe në shtetet Arabe.Por kjo këngë së shpejti do të bllokohet deri sa të kemi marrëveshje për të shitur të drejtat autoriale”, ka shkruar Valton Krasniqi./Magazina.al/

 

Loading...