Ballina Lajme Ministri Reçica insekton vendpunishtet e ndërtimit në Prishtinë

Ministri Reçica insekton vendpunishtet e ndërtimit në Prishtinë

0
SHPERNDAJ

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar sot vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë për të parë nga afër kushtet në të cilat punojnë punëtorët e këtij sektori.

Reçica me këtë rast është shprehur se punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze për punë në përputhje me standardet evropiane dhe mbi të gjitha, siguri dhe shëndet në vendin e punës.

“Vizitova njërën nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë, për të parë nga afër respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit, si parakushte për parandalimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës”, ka thën Reçica.

Ai ka paralajmëruar se do të jenë të pakompromis në zbatimin e legjislacionit aktual nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë por edhe këmbëngulës në përpjekjet për avancimin e mëtejmë të tij.

“Jeta e punëtorëve tanë vlen dhe ne duhet të mbrojmë atë”, ka shkruar Reçica pas vizitës./Magazina.al/

 

Loading...