Ballina Lajme Ministri kosovar pyetet në Zvicër për rastin e Loredanës

Ministri kosovar pyetet në Zvicër për rastin e Loredanës

0
SHPERNDAJ

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë qëndrimit të tij në Zvicër  ka dhënë dy intervistave për mediumet zvicerane madje, në njërën prej tyre ai është pyetur edhe për skandalin në të cilin është përfshirë reperja, Loredana Zefi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lluka ka treguar se ai është pyetur nëse rasti i reperes Loredana Zefi e dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës.

“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, dhash dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau. Nga kjo e fundit, kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës“, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Ndryshe, Loredana Zefi po akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të parave.  Një çift nga Zvicra po e akuzon Zefin se e ka mashtruar atë për t’ia marrë një shumë të madhe parash, duke u prezantuar si një person tjetër, e madje edhe duke i kërcënuar për t’i dhënë paratë.

Bëhet fjalë për Petran Z. (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët janë futur në borxh të thellë dhe kanë humbur pasurinë e tyre.

Në këto akuza, të cilat Petra i ka bërë në korrik të viti 2018, Loredana dhe vëllai i saj Berati akuzohen për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

Loading...