Ballina Keshilla Mësoni arsyet se pse disa njerëz shtojnë peshë kur kanë stres

Mësoni arsyet se pse disa njerëz shtojnë peshë kur kanë stres

0
SHPERNDAJ

A e keni vërejtur veten duke ngrënë në masë të tepruar kur keni pasur një punë të rëndësishme për të kryer ose kur diçka nuk iu ka ecur siç duhet?

Ja disa nga arsyet se pse stresi ndikon në rritjen e peshës:

Hormonet

Kur organizmi vëren një “kërcënim” nga ambienti i jashtëm në formë të një ndjenje jo të mirë apo nje ndjenje stresi ai liron disa substanca kimikale dhe hormone siç është adrenalina dhe kortizoli. Truri tenton që me këtë reaksion të përgatitë organizmin ta përballojë një situatë jo normale. Me anë të efektit të adrenalinës organizmi ndihet më pak i uritur, mirëpo në momentin kur ndihet efekti i kortizolit- hormonit të stresit organizmi ka nevojë të kompensojë energjinë e humbur me anë të ushqimit.

Ankthi

Adrenalina është përgjegjëse për këtë ndjenjë. Kur ne jemi duke përjetuar ankth, përgjigja më e shpeshtë e personave ndaj saj është konsumimi i ushqimeve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përafërsisht 42% e njerëzve raportuan që një mënyrë e përballimit të stresit është të shikojnë televizion, ndërsa 40% prej tyre treguan që konsumimi i ushqimit iu ndihmon në luftimin e ankthit dhe stresit. Siç dihet sa më shumë të konsumojmë ushqim aq më shumë do të rritet nevoja për të.

Ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat

Kur jeni duke kaluar nëpër stres kronik njerëzit kanë tendencë të mbështeten në ushqime të pashëndetshme siç janë një qese e patatinave apo një akullore. Gjendja e stresit ngatërron sistemin e funksionimit me ç rast shfaqet nevoja për të ngrënë.

Gjumi i çrregullt

Më shumë se 40% e njerëzve kanë çrregullime me gjumë si shkak i stresit. Kur ne jem zgjuar gjatë orëve të natës, kemi tendencë të përdorim ushqime dhe si rrjedhojë do të shtojmë peshë.

Njerëzit që kanë stres gjatë gjithë kohës, duhet të përmirësojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëjnë aktivitete fizike në mënyrë që t i shmangen kilogramëve të tepërt.

Loading...