Ballina Lajme Medeleine Albright-it i jepet çmimi “Urdhri i Lirisë”

Medeleine Albright-it i jepet çmimi “Urdhri i Lirisë”

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë çmimin “Urdhri i Lirisë” për ish-sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright.

Thaçi duke falënderuar ish-sekretaren Albright për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovë ka ndarë çmimin “Urdhri i Lirisë”.

“SHBA-të na kanë dhënë dinjitetin për të jetuar në Kosovë të qetë dhe të lirë, të gjithë qytetarët përfshirë shqiptarët, serbët, malazezët e gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi.

Medeleine Albright pas ndarjes së çmimit tha se i pëlqen të marrë dekorata, por kjo dekoratë sot e bën shumë të lumtur që është pjesë e Kosovës.

“Kurrë nuk do ta harroj kur erdha në Kosovë pas luftës ku kishte turma të mëdha njerëzish ku në çdo cep shkruante “Faleminderit Amerikë”. Çfarë SHBA-ja ka bërë për Kosovën ishte gjëja e duhur”, u shpreh ish-sekretarja e shtetit.

Më tej, Albright u shpreh se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë.

Loading...