Ballina Lajme Mbyllja e dyshimtë e rastit me pasoja nga lindja, pa kontroll gjyqësor

Mbyllja e dyshimtë e rastit me pasoja nga lindja, pa kontroll gjyqësor

0
SHPERNDAJ

Rasti i kallëzimit penal ndaj mjekut nga pacientja Thëllënza Gashi, e cila kishte pësuar nga lindja së bashku me foshnjën e saj, është mbyllur pa kontroll të gjyqësorit nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala.

Thëllënza Gashi ishte shtruar për lindje në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më 24 prill të vitit 2016, dhe gjatë lindjes asaj i ishin shfaqur komplikime, por më pas edhe foshnjës së saj. Sipas hulumtimit të transmetuar në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1, pas lindjes lindjes, ishte bërë një ekzaminim, përmes të cilit ishte evidentuar se në trupin e saj, gjatë lindjes kishte mbetur gaza apo fasha, e cila nga mjekët ishte cilësuar si burim i infeksionit apo vatër e inflamacionit.

Sipas viktimës, nga kjo lindje kishte pësuar edhe foshnja e saj, të cilës pas lindjes nuk i ishte dhënë oksigjen. Fëmija e saj tashmë është rreth tri vjeçare dhe sipas nënës, ajo vuan nga paraliza ceroplane. Për të gjitha këto pasoja dhe vuajtje të fëmijës, pacientja Thëllënza Gashi pretendon se janë si rezultat i trajtimit jo adekuat nga mjeku Gyner Bush me rastin e lindjes. Sami Kryeziu burri i Thëllënzës, pretendon se Prokuroria Themelore në Prizren ia kishte mbyllur jashtëligjshëm rastin, duke hudhur poshtë kallëzimin penal edhepse kishte prova për ta proceduar rastin më hetime.

Prokuroi Beqë Shala kallëzimin penal e kishte hudhur me një aktvendim një faqe, në të cilin thuhet se nga provat rezulton se nuk është kryer vepra penale e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, apo ndonjë vepër tjetër penale. Në po këtë aktvendim, prokurori Shala për ta hudhur kallëzimin penal kishte marrë për bazë mendimin dhe konstatimin e specialistes së mjekësisë ligjore, Bergita Curri, të 4 prillit 2017, ekspertizë e cila kishte konstatuar se në trupin e të dëmtuarës ishte harruar një gazë apo fashë që kishte qenë vatër e inflamacionit, si dhe kishte konstatuar se në rastin konkret, kishte të bënte me pakujdesi mjekësore.

Edhe pse në aktvendim nuk ishte dhënë asnjë arsyetim, sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, termi “pakujdesi mjekësore” i cekur në ekspertizë, kishte mjaftuar që prokurori i rastit, Beqë Shala, të konstatonte se kjo vepër penale ishte kryer nga pakujdesia e mjekut, interpretim të cilin doktoresha që e ka kryer ekspertizën, Bergita Curri, mohon ta ketë pasur qëllim.

Për më tepër, me anë të ekspertizës që i ishte bërë pacientes Thëllënza Gashi, Prokuroria kishte vendosur që kallëzimin penal, pa ndërmarrë asnjë veprim, ta hudhë edhe ndaj foshnjës.

Sipas Kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala, kallëzimi penal është hudhur pasi nga ekspertiza mjekoligjore është konstatuar se vepra penale është kryer nga pakujdesia. Sipas tij, ka vendim edhe nga Gjykata Supreme se vepra penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, kryhet vetëm me dashje, dhe jo edhe nga pakujdesia. Por, ndryshe shprehet profesori i së drejtës penale, njëherësh ish-Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. Për më tepër, hulumtimi në linkun e mëposhtëm.

Loading...