Ballina Lajme Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, nesër takohen QUINT-i dhe SHBA!

Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, nesër takohen QUINT-i dhe SHBA!

0
SHPERNDAJ

Përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe SHBA-së pritet që të takohen nesër në nivel të drejtorëve politikë për tu konsultuar për një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, i cili siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda diplomacisë është planifikuar të ndodh në një vend në Evropë, do të bëhet unfikikimi i qëndrimit të ndërkombëtarëve karshi dialogut Kosovë – Serbi, dhe do të bëhet përgatitja për konferencën finale, që i jep fund konfliktit shumëvjeçar mes dy vendeve.

SHBA-ja në këtë takim, do të përfaqësohet nga Matthew Palmer dhe Fiona Hill.

Ndryshe, Në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvilluar konsultime të brendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Të dyja palët kanë paralajmëruar vendime e kompromise të vështira.

Në opinon ka qarkulluar ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbi, si opsion për një marrëveshje finale.

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, është deklaruar “pro” idesë së korrigjimit, përmes të cilës pretendon se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Ndërkaq Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar çdo ide që prekë kufijtë e vendit. Kundër, është shprehur edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, partitë opozitare, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Loading...