Ballina Lajme Loredanën e pyesin se a e bleu xhaketën me paratë e zviceranes,...

Loredanën e pyesin se a e bleu xhaketën me paratë e zviceranes, kjo është përgjigjja e saj

0
SHPERNDAJ

Pas akuzave për mashtrim dhe marrje të parave përmes kërcënimeve nga një çift zviceran ndaj reperes kosovare Loredana Zefi, kjo e fundit duket se i është kthyer normalitetit të saj

Reperja ka filluar xhirimet e një klipi të ri, e këtë e ka bërë të ditur vetë përmes disa fotografive që i ka postuar në rrjetin social Instagram.

Por, ndjekësit e Loredanës në Instagram po i komentojnë ende asaj rreth akuzave për mashtrim.

“A e ke blerë xhaketën me paratë e Petras?”, i ka komentuar një vajzë, ndërkaq Loredana e ka shpërndarë këtë në InstaStory, duke i thënë “E kam blerë nga klikimet e tua në Spotify”.

“Jam këtu ku jam falë jush. A është Luis Vuiton, Gucci, vetura, apo ora, ju ma keni mundësuar këtë”, ka shkruar Loredana në përshkrimin e fotografisë së postuar bashkë me komentet.

Loredana, emri i vërtetë i të cilës është Loridana Zefi, dyshohet se ka zhvatur një çift nga Valais duke ua marrë 700.000 franga. Për të aplikohet prezumimi i pafajsisë. Megjithatë, në rast se ajo dënohet, mund të burgoset deri në pesë vjet. Madje, ajo mund të marrë edhe dënim me dëbim, ngase Loredana nuk ka pasaportë zvicerane.

Loading...