Ballina M'THE T'THASH Loredana nuk e vret trurin aspak çfarë po flitet për të, ja...

Loredana nuk e vret trurin aspak çfarë po flitet për të, ja veprimi i saj i radhës!

0
SHPERNDAJ

Ka dy ditë që Loredana ndodhet në Kosovë për xhirime të klipit të saj më të ri, shkruan GazetaBlic.

Reperja e cila po akuzohet për mashtrim të një çifti zviceran, duket se nuk po merret aspak me atë çfarë po ndodhë këto ditë me të!

Menjëherë pas konferencës ditën e djeshme, Zefi është nisur për në shesh xhirimet e klipit të saj më të ri, për të cilin nuk ka zbuluar detaje.

Ndërsa sot, ajo ka publikuar një fotografi teksa shfaqet e rregulluar deri në detaj.

Loredana Zefi

Ndryshe, Loredana ditën e djeshme pranoi se familja e saj ka marrë një pjesë të atyre parave, por nuk është shuma aq sa po raportohet nga mediat zvicerane, dhe se ato para janë marrë pa kërcënime e mashtrimë, por me dëshirën e palës tjetër, këtë rast të çiftit zviceran.

Loading...