Ballina Lajme Llapjani vazhdon të japë mollë, planifikon t’i shpërndajë edhe 100 kg

Llapjani vazhdon të japë mollë, planifikon t’i shpërndajë edhe 100 kg

0
SHPERNDAJ

Profesori nga Podujeva, Patriot Rudari ka vazhduar me iniciativën e tij për të shpërndarë pemë falas për nevojtarët. Përveç në rrethojat e oborrit të tij, e shkollës ku jep mësim, sot ai ka dërguar molla edhe në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku banojnë familjet e dëshmorëve. Rudari i ka thënë Gazetës Express se deri tani i ka shpërndarë rreth 500 kilogramë mollë. Shton se e ka ndërmend ti shpërndaj edhe 100 kg të tjerë, derisa thotë se mendon të vazhdojë këtë traditë për çdo vit.

Rrethojat e shkollave, shtëpive e lagjeve ku banojnë familjet e dëshmorëve në Podujevë kanë marrë pamje interesante ditëve të fundit.  Gjithë kjo falë iniciativës së profesorit nga Shajkovci i Podujevës, Patriot Rudarit për të vendosur molla për nevojtarët.

Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’ua dhurojnë atyre që kanë nevojë po del t’i ketë bërë shumë përshtypje Rudarit.

Ai me mëngjes ka vizituar Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku banojnë familjet e dëshmorëve dhe ka vendosur pemët tepricë në rrethojat e kësaj lagjeje për tu shërbyer familjet, dhe jo vetëm.

Përveç në këtë lagje, ai sot ka vendosur qese me molla edhe në mal, që të shërbehen kalimtarët.

Thotë se kjo u mirëprit nga bashkëfshatarët, gjersa mendon që të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Rudari i ka thënë Gazetës Express se deri tani ai ka shpërndarë 500 kilogramë mollë falas, derisa thotë se e ka ndërmend t’i shpërndaj edhe 100 kilogramë të tjerë.
Profesori nga Podujeva thotë se ai u inspirua nga ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë. Menjëherë pas kësaj, ai vendosi që të vepronte njëjtë.

“Para disa ditësh e pash në rrjetet sociale në Norvegji e me pëlqeu shumë e bana edhe unë për herë të parë. Edhe viteve të tjera u kemi shpërnda gjithmonë miqësisë pemët që na kanë tepruar”, tregon Rudari.

E kjo iniciativë e tij thotë se u prit shumë mirë nga bashkëfshatarët. Madje, deklaron se po mendon që të vazhdojë të veprojë njëjtë edhe në vitet e tjera.

“Bashkëfshatarët e kanë prit shumë mirë këtë veprim. Edhe menjherë ata që kanë nevojë për to, kanë fillu me i marrë. Deri tash i kanë marrë shtatë kese. Kam me vendosë edhe të tjera. Edhe po mendoj që me vazhdu edhe vitet e tjera, me ba si diçka tradicionale”, tha Rudari për Express.

Këtë veprim të Rudarit e kanë duartrokitur qytetarë nga gjithë vendi, të cilët janë shprehur se është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur.

Loading...