Ballina Intervista Linda Halimi: Ja kujt ja dedikoj fitoren time (INTERVISTË)

Linda Halimi: Ja kujt ja dedikoj fitoren time (INTERVISTË)

0
SHPERNDAJ

Këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi, është shpallur fituese e edicionit të 55’të në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Kënga e saj “Botë”, ka marrur më së shumti pikë nga juria e festivalit, duke u shpallur edhe fituese, e me këtë automatikisht ka fituar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2017 i cili do të mbahet në Ukrainë.

Në një intervistë për Magazina.al, menjëherë pasi u shpall fituese, Linda ka folur eksluzivisht për këngën e saj, fitoren por edhe për Eurovisionin.

Magazina.al: Sapo jeni shpallur fituese e Festivalit të 55 në RTSH, si po ndiheni?

Linda: Kam më shumë emocione tani se sa që kisha në skenë, kur isha në skenë vetëm i kam mbyllur sytë u bërë çfarë u bë. Po ndihem përgjegjëse për këngën përfaqësuese të Shqipërisë dhe o mendoj me realizu sa më mirë, shpresoj që zoti do të na jep forcën siç ma dha edhe sonte.
Magazina.al: Çfarë do të thotë për ty të përfaqësosh shqiptarët në festivalin europian të këngës “Eurovision”?

Linda:  Do të thotë nder i madh sepse tani kam një popull të tër pas meje, shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë, siç e thotë edhe teksti jemi bashkë, jam shumë e lumtur që më kanë vlerësuar.

Magazina.al:  Për çfarë flet kënga “Botë”?

Linda: Kënga flet per te gjitha ngjarjet qe po ndodhin në botë. Është këngë dhimbje. Kam menduar që mos të realizoj këngë klishe vetëm për dashurinë edhe pse ajo është trajtuar në këngë. Në këtë këngë cdokush e gjen vetën sepse të gjithë kemi vujt për dicka. Jeta është një udhëtim ku ka batica dhe zbatica. Edhe unë kam pasur humbje dhe fitore por sonte po festoj fitoren.

15730832_10154200135327686_1128901353_n

Magazina.la: Keni marrë pjesë edhe më herët në Festivalin e RTSH-së, por ja që sot u shpalle fituese. Kujt ia dedikon fitoren?

Linda: Kjo është hera e tretë që morra pjesë dhe qenka e vërtet thenja”e treta e vërteta”. Suksesin tim ia dedikoj familjës time dhe fansave. Në këtë rast dua të falenderoj Klodian Qafokun për këngën dhe Big Bastan për tekstin.

Magazina.al: Edhe pse është ende heret, a keni menduar se në çfarë gjuhe do të këndoni këngën “Botë” në Eurovision?

Linda: Në fakt unë e kam realizuar në anglisht, akoma se kam inçizuar por e kamë shkruar vetë tekstin me mendjen time por tash duhet të konsultohem edhe me kompozitorin dhe për ta parë se si mund të përshtatet më mirë

Magazina.al: A do të ketë ndryshime kënga, apo do të jetë e njejta vetëm në gjuhën angleze?

Linda: Me knaqësi unë do ta këndoja të njejtën këngë, tani nuk dihet si e mendojnë organizatorët se nuk varet vetëm nga unë, por me shumë qef do ta këndoja në anglisht që ta kuptojnë të gjithë mesazhin e këngës, por edhe shqip ka tingëlluar bukur se s’ka si të ndodh ndryshe kur tekstin e bën Big Basta

Magazina.al: Para se të fitoni keni thënë se të dielen do të udhëtoni për në SHBA,tani a do të ndryshojnë planet tua?

Nuk e di në fakt, jam e ftuar në shumë emisione, shpresoj se do të bëhet mirë (qesh)

 

Loading...