Ballina Keshilla Letra që përloti botën! Çfarë i shkroi nëna vajzës para se të...

Letra që përloti botën! Çfarë i shkroi nëna vajzës para se të vdiste

0
SHPERNDAJ

Todd Excell humbi betejën e tij me kancerin në 2001-in, kur vajza Emily sapo kishte mbushur 8 vjeçe. Duke e ditur se nuk do të merrte pjesë në momentet më të rëndësishme të jetës së saj si e rritur, prindi ka menduar t’i lërë atë që në atë kohë ishte një fëmijë, një letër, e destinuar të lexohej në ditën e dasmës.

Emily u rrit pa të atin, në qytezën e Liverpulit në Nju Jork (SHBA), por kur u martua, i ka prekur të gjithë të ftuarit, teksa lexonte tekstin prekës të ruajtur në shtëpi për gjithë këto vite.

Dasma u zhvillua në tetor 2016, por video prekëse është publikuar në rrjetet sociale dhe është bërë publike. “Vajzës sime të dashur, Emily.

Ti je zemra dhe shpirti im dhe kështu do të jesh gjithnjë. Të dua shumë, Emily. E di që bashkëshorti yt do të më pëlqente. Do të eci edhe me të”.

Në këtë pikë, në mënyrë surprizë, bashkëshorti i Emily, Shakeal, ka zbuluar që Mr Excell, kishte përgatitur një mesazh special të destinuar pikërisht atij: “Nuk do të jem në gjendje të të pengoj apo të të bëj 1 milion pyetje para se t’i të dalësh me vajzën time, mund të të them se kam një pistoletë poshtë shtratit dhe të të pyes nëse je i interesuar të dalësh me vajzën time apo të kontrolloj targën tënde të makinës. Por ajo që mund të bëj, është që t’iu ‘bezdis’ prej këtej… Trajtoje Emily-në si princeshë dhe mbretëreshë siç duhet të jetë”.

 

Loading...