Ballina Lajme Lekaj thotë se rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën

Lekaj thotë se rrugët janë të kalueshme në gjithë Kosovën

0
SHPERNDAJ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në këtë vikend mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.

Lekaj ka thënë se që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim, janë përkujdesur 14 kompani të kontrakturara.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, vikend të këndshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Loading...