Ballina Intervista Ledina Çelo flet edhe një herë për prezentimin e festivalit dhe fustanin...

Ledina Çelo flet edhe një herë për prezentimin e festivalit dhe fustanin transparent

0
SHPERNDAJ

Rikthimi i Ledina Çelos si prezantuese e edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH është komentuar masivisht për aftësitë e këngëtares si prezantuese dhe për veshjen e guximshme.

Vëmendjen më të madhe gjatë festivalit e rrëmbeu fustani transparent i këngëtares, që ngjalli kritika të shumta në rrjete sociale jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur që i janë referuar si ‘skandaloz’ dhe ‘i papërshtatshëm’.

Megjithatë Ledina qëndroi indiferente ndaj komenteve dhe vetëm tani, 7 muaj më vonë, ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë çështjen e fustanit famëkeq, shkruan Anabel.

“Ledina dihet që është natyrë ekstravagante dhe skena i pranon të tilla veshje, në çdo eveniment botëror, ok jemi në Shqipëri, njerëzit paragjykojnë, por edhe këtu kanë evoluar gjërat,” tregon nëna e dy fëmijëve në një intervistë për Eni Shehun në ABC News.

“S’e bëra qëllimisht për të krijuar zhurmë. Edhe unë kur e pashë e vura re që ishte e tejdukshme, mbase pak e tepruar. Por nuk ishte qëllimi im. Unë e vlerësoj shumë atë festival,” vijon këngëtarja, ndërsa hodhi poshtë çdo spekulim se ishte dëshira e saj që fustani të ishtë aq transparent.

“S’është fare e vërtetë, fustani u nis për të qenë ashtu. Por ishte dhe kërkesë dhe dëshirë e imja. Ata donin që unë të vishja boksera, por dukej skandal, si pantallona. Prova u bë në momentin që do dilja në skenë dhe dukej shumë shëmtuar.”

Por nëse ende pyesni veten nëse kishte veshur apo jo të brendhsme, po, kishte veshur. Megjithatë përvoja si prezantuese nuk ka rezultuar shumë e këndshme për Ledinën, kjo edhe falë kombinimit të gabuar me partnerin, aktorin shqiptar që jeton në Gjermani, Kasem Hoxhën, sepse të dy ishin pa përvojë në këtë fushë.

“Ai ishte djalë i mrekullueshëm se ne patëm rastin të njihemi, por edhe ai s’kishte eksperiencë në prezantim, ashtu si unë. Ndoshta ishte një zgjedhje e gabuar, qoftë tek unë dhe tek ai,” shpjegon 40-vjeçarja.

Aktualisht Ledina po pushon në bregdetin e jugut bashkë me vajzën dhe djalin e saj, ndërsa bashkëshorti do t’i bashkohet më vonë, sepse është i angazhuar me punë.

Loading...