Ballina Keshilla Ky frut ju mundëson të keni një lindje pa dhimbje

Ky frut ju mundëson të keni një lindje pa dhimbje

0
SHPERNDAJ

Periudha e shtatzënisë edhe pse është mjaft e gjatë, është diçka që kalon shpejtë, prandaj koha e lindjes është mjaft me rëndësi.

Gjatë kësaj kohe, gratë dëshirojnë që të kenë lindje të shpejtë dhe pa dhimbje. Ndërsa, për fat të mirë janë disa gjëra që ndikojnë që të keni një lindje të tillë.

Kur duhet të fillojë foshnja të shkojë barkazi
Disa prej tyre janë:

Të zgjedhësh një mjek të mirë;

Të bësh ushtrime për frymëmarrjen;

Të keni informacione rreth epiduralit;

Të merni vitaminat e duhura gjatë shtatzanisë;

Të bëni ushtrimet e duhura që bebi të shkojë në pozicionin optimal të lindjes;

Të bëni masazh përpara lindjes.

Dhe së fundmi kësaj liste i është shtuar dhe konsumimi i hurmave arabe. Sipas një studimi të ri gratë që konsumonin 6 hurma në ditë, 4 javë përpara lindjes, kishin më shumë mundësi të:

Kishin një lindje spontane;

Kishin më pak dhimbje;

Kishin një lindje më të shkurtër.

Në përfundimin e studimit i cili ishte një rishikim i një studimi të vitit 2014, studiuesit cituan: “Konsumimi i hurmave arabe në fund të shtatzanisë ka treguar efekte pozitive që rezultojnë në një lindje më të thjeshtë, pa rrezikuar shëndetin e nënës apo të bebit.”

Hurmat arabe përmbajnë acide yndyrore të ngopura e të pangopura të cilat ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ndihmojnë në neutralizimin e dhimbjeve. Ndërsa seratonina, tanina dhe kalçiumi që gjenden në këtë frut ndihmojnë në qetësimin e muskujve të mitrës dhe stimulimin e kontraktimeve.

Kur mund të filloni t’i konsumoni ato? Sipas studimit, gratë që morën pjesë në eksperiment filluan të konsumonin hurmat 4 javë përpara datës së lindjes, pra në javën e 36.

Sigurisht që nëse dëshironi, ju mund t’i filloni më herët, por kini parasysh që këto fruta përmbajnë shumë sheqer.

Ndaj nëse niveli sheqerit në gjak është një problem për ju, duhet të kini kujdes, por konsumimi gjatë 4 javëve të fundit është efiçent dhe nuk shkakton probleme./living.al

Loading...